E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konstituohet Komuna e Graçanicës

Asambleja e Komunës së re të Graçanicës do të konstituohet sot, por kjo ngjarje nuk do të zhvillohet në mjedise të Komunës.

Mediat janë njoftuar se mbledhja konstituive e kryetarit dhe Asamblesë Komunale të Graçanicës është caktuar të mbahet në një motel të kësaj komune.
Nuk janë dhënë arsye pse i është ikur objektit zyrtar të Komunës, edhe pse votimet më 15 nëntor në këtë komunë ishin zhvilluar në objektin komunal.

Atë ditë, nga rreth 25 për qind e votuesve të këtij lokaliteti që kishin dalë në votime, mbi 70 për qind e tyre kishin votuar për kandidatin e Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Bojan Stankoviq për postin e kryetarit të Komunës për katër vitet e ardhshme.

Në zgjedhjet e 15 nëntorit në Kosovë, u zgjodhën kryetarët dhe asambletë komunale të tri komunave të reja me shumicë serbe, Graçanicë, Kllokot dhe Ranillug.
Pritet që në këtë mbledhje të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyra Ndërkombëtare Civile (ICO).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›