E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyhet dera e selisë së PS-së në Durrës

29/12/2009  Incidenti
Në qytetin e Durrësit dje në orët e para të mëngjesit është shënuar një incident ndaj zyrës së një partie politike. Bëhet fjalë për selinë e Partisë Socialiste, ku sipas të dhënave të policisë ka rezultuar thyerja e derës së saj të jashtme, por nuk dihet nëse ka pasur vjedhje të materialeve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë për hetime dhe policia është vënë në kërkim të autorëve. Mendohet se thyerja e zyrës së PS-së të mos ketë motive politike, por të jetë bërë për motive të dobëta. Kjo është hera e parë që shënohet një incident ndaj zyrës së një partie politike që pas zgjedhjeve të përgjithshme. Në kohë zgjedhjesh këto incidente janë të zakonshme, ku militantë të partive që janë në garë mësyjnë dhunshëm në zyrat e partive kundërshtare. Gjithsesi, rastet kanë qenë të izoluara dhe në përgjithësi në periferitë e qyteteve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›