Opozita rendit kritikat, “është jo real”
29/12/2009 Buxheti i Bashkisë së Elbasanit
ELBASAN- Në mbledhjen e fundit të vitit Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka diskutuar projektbuxhetin e vitit 2010, miratimi i të cilit për shkak të kritikave të së djathtës si mazhorancë në këshill është shtyrë në një mbledhje tjetër. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, ka sjellë në fjalën e tij në mënyrë të përmbledhur ato që synon ky projektbuxhet dhe ambicien e e kësaj bashkie për rritjen e të ardhurave. Sipas tij, të ardhurat parashikohen në 1 milion e 222 mijë lekë të reja, duke kapur një rritje prej 8,7 % më shumë se planifikimi i vitit 2009. Ai tha se ka një rritje të investimeve, që përbëjnë 48%, dhe një ulje të shpenzimeve. Pas fjalës së Sejdinit e ka marrë fjalën kreu i këshilltarëve të djathtë, Bardhoshe Sejdini. Ajo ka deklaruar se ka një rritje të buxhetit në masën 160% të parashikimeve nga viti 2009 dhe borxhi publik nuk deklarohet. Ajo ka thënë gjithashtu se duhet të ishin miratuar që një muaj më parë taksat e tarifat e reja. Po kështu ajo deklaroi se ka një rritje mbi 59% mbi realizimin e 2009 dhe një rritje progresive të numrit të punonjësve, duke rritur në këtë mënyrë shpenzimet