Konstituohet kryesia e PD-së e degës së Kukësit
Anëtari i Kryesisë dhe deputet i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, dhe ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, morën pjesë dje në konstituimin e kryesisë së PD-së të degës së Kukësit, e dalë nga kuvendi i PD-së së Kukësit, të mbajtur në muajin mars. Në takimin e djeshëm, përveç konstituimit të kryesisë është bërë edhe zgjedhja e dy nënkryetarëve të degës, si dhe e 5 sekretarëve të saj, respektivisht për financat, marrëdhëniet me publikun, pushtetin lokal, burimet njerëzore, si dhe logjistikën. Në takim janë propozuar dhe kandidaturat për sekretar organizativ të degës, që, sipas statusit, e miraton kryesia qendrore e PDSH-së.