Konsullata në Selanik, nëse paguan merr ç‘të duash
Në konsullatën shqiptare të Selanikut mund të pajisesh edhe me pasaportë, pa u paraqitur fare në sportel. Gjithçka bëhet e lehtë duke u paguar vetëm 100 euro bashkish sekserëve që bashkëpunojnë me shoferin e konsullit Thoma Nini, i cili siguron prokurën e firmosur nga vetë konsulli.
Investigimi i "Fiks Fare" për abuzimet që kryhen në përfaqësitë diplomatike shqiptare u shtri edhe në Selanik.
Kësaj radhe kërkuam një prokurë për t‘u pajisur me pasaportë për një gazetaren tonë, e cila nuk u paraqit fare në sportel. Një tjetër gazetar i "Fiksit", i prezantuar si i fejuari i vajzës që donte të pajisej me pasaportë, siguroi një prokurë vetëm duke paraqitur një fotokopje të pasaportës, gjoja të humbur, të gazetares së "Fiks Fare".
Askush nuk verifikoi, askush nuk kërkoi denoncimin për pasaportën e humbur, askush nuk kërkoi që i zoti i pasaportës të paraqitej në sportelin e konsullatës. Duke paguar nën dorë, hymë në sportelin e konsullatës, duke iu shmangur radhës së gjatë të emigrantëve që prisnin për të zgjidhur problemet e tyre. Ishte shumë e thjeshtë.
Brenda pak minutash, shoferi i konsullit i dorëzoi gazetarit të "Fiks Fare" prokurën që kërkonte, të firmosur nga konsulli, me vulën e konsullatës dhe pullën e taksës.
Biseda me një seksere jashtë konsullatës:
Fiksi - Sa bën ajo?
Sekserja - Ajo 20 euro bën vetëm. Por në mungesë të marrin dhe 70, 80, 100 e sa të duash...
Fiksi - Ma merr përsipër të ma bësh?
Sekserja - Për kë e do dua të di?
Fiksi - Për të fejuarën time.
Sekserja - Çfarë ke prej saj?
Fiksi - Fotokopje pasaporte të saj, të vjetër.
Sekserja - Dhjetëvjeçare e ka nxjerrë ndonjëherë?
Fiksi - Po, por e ka humb.
Sekserja - Nuk ke as denoncim policie që e ka humbur?
Fiksi - Pa letra çfarë denoncimi?
Sekserja - Të marr një telefon. Nuk ke as atë m...., denoncimin e policisë. Se ata i mbajnë atje brenda.
Flet në telefon me shoferin e konsullit:
Sekserja - Mirëmëngjesi zotëri. Kur mund të të dërgoj unë një që do të bëjë prokurë për të fejuarën, se pasaportën dhjetëvjeçare e ka nxjerrë, por ka pasur një vizë "shengen" ku di unë e do ta nxjerrë jashtë përdorimi. Mund t‘i bëjmë një prokurë të re pavarësisht se nuk ka të fejuarën? Ja më thuaj? Ta dërgoj? Të vijë? Po pra egjine, egjine (greqisht - u bë), çao. - Dëgjo!
Fiksi - Po.
Sekserja - 100 euro, një. E dyta, do shkosh në emrin tim.
Fiksi - Po.
Sekserja Dhe ti do t‘ia nxjerrësh?
Fiksi - Po.
Sekserja- Të të autorizojë gruaja ty. Mund të vesh.
Fiksi - OK.
Sekseri - Letrat m‘i jep pak!
Fiksi - Mos të jetë shoferi se kam pasur një debat me të.
Sekseri - Cili shofer, shoferi i konsullit? Ai është.
Fiksi - Nga është ai?
Sekseri - Nga malësia. Atëherë do m‘i japësh mua dhe do presësh.
Fiksi - Lekët do të t‘i jap ty apo atij?
Sekseri - Lekët do t‘ia jap unë.
Fiksi - Ja ku i ke 100 (euro)
Në konsullatë:
Sekseri - Eja me mua. Ulu aty. Sa të gjejë momentin të të fusë, por e sigurt që do ta bëjë.
Punonjësi - Rrugaç që më fut ti këtu... Të lutem i thashë gjë unë atij?
Punonjësja - Jo, asgjë.
Punonjësi - Mos më fut rrugeçër mua këtu pa radhë, të rri e të presë atje në radhë po do.
Punonjësja - Emri i babait?
Punonjësja - Bëj pak pagesën.
Fiksi - Ku?
Punonjësja - Tek vajza përpara.
Shoferi i konsullit - Firmose pak këtu. Edhe këtu.
Fiksi - Unë kam për ta vënë dhe atje firmën.
Shoferi i konsullit - Tani nuk ka nevojë, se ky emër i del dhe atje. Prit tani se duhet ta firmos tek konsulli i përgjithshëm.
Fiksi - Kam gjë tjetër?
Shoferi i konsullit - T‘i bëj një fotokopje.
Fiksi - A është në rregull?
Sekseri - Po ore, me vula me të gjitha.
Fiksi - Ai shoku yt ma bëri. Çfarë ishte ai shoferi i konsullit apo çfarë ishte ai?
Sekseri - Po ai është.
Fiksi - Ore po të duam të bëjmë ndonjë letër tjetër na ndihmon ai shoku yt?
Sekseri - Po si nuk të ndihmon ore.