Përmbytja, nis ngritja e 181 shtëpive
Ka marrë fund pritja e gjatë dhe e vështirë për transferimin e fshatit Janjar, tokat e të cilit u përfshinë nga ujërat e liqenit. Në një nga kodrat e Berdeneshit, ka nisur dje puna për piketimin dhe hapjen e shesheve, ku do të ringrihet fshati me 181 shtëpi, të përmbytura në vitin 2004. Mjaft prej banorëve të saj, në pritje të zgjidhjes dhe të mbetur pa tokat e përfshira nga liqeni me kapacitet 16 milionë metër kub ujë, kanë qenë të detyruar të emigrojnë në Greqi. Ndërkaq, banorët kanë një tjetër shqetësim, që lidhet me Komunën e Alikos, e cila nuk ka dhënë ende miratimin për ndërtimin e fshatit të ri.