E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërhyrja, 10 miliardë lekë valute

Gjysma e parë e tremujorit të tretë të vitit 2008 ka qenë pozitiv për tregtimin e monedhës vendase. Leku ka fituar terren ndaj monedhave të huaja, si pasojë e disbalancës midis ofertës së lartë sezonale dhe kërkesës më të ulët. Si rezultat i ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2008, është blerë valutë në masën e 10.9 miliardë lekë. Gjatë kësaj periudhe, kanë vijuar të realizohen veprime të shitjes dhe të blerjes së valutës me Ministrinë e Financave. Shitjet e valutës gjatë tremujorit të tretë llogariten në 1,232.76 milionë lekë, ndërsa blerjet qenë 33.02 milionë lekë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›