E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsultime Shreder-Shirak

11/06/2005  Kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, është takuar në Paris me Presidentin francez, Zhak Shirak, për t'u konsultuar mbi rrugët e daljes nga kriza të Bashkimit Evropian. Temë qendrore e bisedimeve është përgatitja e Samitit të lartë më 16 dhe 17 qershor ku ndër të tjera do të diskutohet edhe mbi buxhetin e BE-s dhe e diskutueshme mbetet se çfarë kontributi do të japin vendet anëtare të BE nga viti 2007 deri në vitin 2013. Pas bisedimeve në Paris, Shrëder do të takohet në Luksemburg me Presidentin e këshillit të BE-së, Jean-Claude Juncker.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›