E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa: Marrëdhënie të mira me hebrejtë

11/06/2005  Papa Benedikt u angazhua se do të vazhdojë në gjurmët e politikave të paraardhësve të tij, Papa Palit të Gjashtë dhe Papa Gjon Palit të Dytë, drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes kishës katolike dhe hebrejve. Papa vuri në dukje historinë e dhimbshme të marrëdhënieve mes dy besimeve, por theksoi se gjatë papatit të tij kisha do të angazhohet me vendosmëri në luftën kundër antisemitizmit. Ai theksoi gjithashtu se është e rëndësishme që të dyja palët të vazhdojnë të reflektojnë mbi pyetjet e thella historike, morale dhe teologjike që lindën nga Holokausti.

Ati i Shenjtë i bëri këto komente gjatë një takimi në Vatikan me 25 udhëheqësit e organizatave hebraike me peshë. Papa gjerman hyri në radhët e të rinjve të Hitlerit, kur anëtarësimi në këtë organizatë ishte i detyruar për të gjithë të rinjtë gjermanë. Më pas ai u thirr nën armë nga ushtria gjermane, por nuk u bë kurrë anëtar i partisë naziste dhe dezertoi në prag të fundit të luftës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›