Irak, 16 ekzekutime
11/06/2005 Vriten në Kirkuk të Irakut dy zyrtarë të lartë. Drejtuesi i një njësie antikorrupsion dhe zëvendësi i tij janë vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Lajmi është konfirmuar dje nga një burim i policisë. Ky është sulmi i parë ndaj një njësie të tillë në Kirkuk. Ndërkohë trupat e 16 personave të ekzekutuar janë gjetur në perëndim të Irakut. Disa nga trupat, me veshje civile kanë qenë të lidhur me duar prapa, ndërsa dy të tjerëve u ishte prerë koka.