Bolivi, kriza drejt zgjidhjes
11/06/2005 Kongresi bolivian ka pranuar dorëheqjen e Presidentit Carlos Mesa, një vendim që mund të hapë rrugën për zgjidhjen e krizës politike të vendit. Kongresi ka ngarkuar gjithashtu kreun e Gjykatës Supreme, Eduardo Rodriguez, me detyrën e presidentit të përkohshëm. Zoti Radriguez tani duhet të thërrasë zgjedhjet, një kërkesë kryesore e demonstruesve të krahut të majtë, që kanë disa javë që zhvillojnë protesta kundër zotit Mesa. Gjatë ditës ka pasur përleshje të tjera të dhunshme midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë, të cilat ngritën frikën se kriza mund të thellohej. Situata është ende e vështisë, ndërsa u përkeqësuan përleshjet mids protestueseve dhe forcave të sigurisë që çuan në vdekjen e një minatori.