E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnjë rezultat nga takimet e Trojkës në Greqi

02-10-2012 / Gazeta 55

Negociatat mes Trojkës evropiane dhe Ministrisë së Financave hasin në pengesa

Takimi i qeverisë greke me përfaqësuesit e trojkës ndërkombëtare në Athinë duket se ka hasur sërish në vështirësi. Negociatat mes palëve që kanë rinisur gjatë ditës së hënë kanë shënuar një seri pengesash. Takimi i ministrit të Financave, Jannis Stournaras dhe trojkës është mbyllura pa asnjë konkluzion kryesisht përsa i përket cështjes kryesore për kursimin e dy miliardëve euro të propozuar nga qeveria për të finalizuar paketën e shkurtimeve të bilancit prej 13,5 miliardë euro. Por sipas mediave greke një sinjal negativ ka dalë edhe nga takimi i kryeministrit Samaras me inspektorët e BE, BQE dhe FMN, kjo nisur edhe nga koha e shkurtër e këtij takimi.
Gjithsesi në përfundim të këtyre bisedimeve të njëpasnjëshme ministri i Financave ka deklaruar se trojka i ka kërkuar qeverisë disa qartësime që Greqia duhet t’i japë. Trojka na kërkoi disa sqarime dhe ne do t’ia japim u ka thënë gazetarëve Stournaras pas takimit, ndërsa ka afirmuar se bisedimet do të vijojnë. Burime të tjera nga qeveria theksojnë se nuk ka vështirësi në negociata me trojkën por tregojnë se Samaras gjatë ditës ka patur telefonata të shpeshta me liderët europianë në kërkim të një zgjidhje politike nga disa ngërçe të hasura në takimet me trojkën. Ndërkohë ministria e Financave ka prezantuar në Parlament projektbuxhetin për vitin e ardhshëm i cili parashikon ndër të tjera shkurtime të shpenzimeve me 7,5 miliardë euro, një rritje të të ardhurave prej 500 milionë si dhe një rritje e bilancit me 2,2 miliardë për të reduktuar deficitin buxhetor në 4,2% të PBB. Përsa i takon ekonomisë parashikohet që për vitin aktual të bjerë në 6,5% dhe në vitin e ardhshëm në 3,8% duke e zhytur vendin në vitin e gjashtë të recesionit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›