Konsultimet per projekt-buxhetin kryebashkiaku te njesia nr. 4
Banorët e njësisë bashkiake nr.4 së bashku me kryebashkiakun, Lulzim Basha diskutuan mbi projekt-buxhetin e vitit 2012 për këtë njësi. Kryetari i Bashkisë bëri të ditur se me vemëndje të veçantë në këtë projektbuxhet është trajtuar infrastruktura. Projektbuxheti prej 70 milionë dollarësh i jep mundësi bashkisë të nisë investimin për rikualifikimin urban të 100 hektarëve që nga kanalizimet, infrastrukturën rrugore, hapësira të gjelbra, kënde lojrash infrastrukture sociale etj.
Rikonstruksioni dhe ndërtimi i rrugëve në Tiranë mbështete në masë të madhe nga projektuxhetin e vitit 2012.
“Ne projekt-buxhet parashikohet ndërtimi i rreth 65 mijë metrash katrorë rrugë, nga të cilat 33 mijë katrorë do të jenë rrugë tërësisht të reja. Riskostruksionin e 153 mijë metrave katrorë të rrugëve egzistuese, rikustruksionin e afro 80 mijë metra katrorë trotuarësh si dhe ndërtimin e dy urave në qytet. Buxheti do të paguajë ndërtimin 4 shkollave të reja 9 vjeçare, 2 shkollave të mesme, 3 kopshte si dhe 2 çerdhe të reja. Do të rikonstruktohen 11 kopshte dhe 5 çerdhe të tjera”, vlerësoi Basha.
Kryetari i bashkisë i njohu banorët e njësisë bashkiake numër katër me projektet që janë parashikuar në buxhet. Përveç fondeve të akorduar nga bashkia për rikualifikimin urban të tre blloqeve, ndërtimin dhe rikonstruksionin e 3 rrugëve, rikonstruksionin e kopshtit 29 dhe shkollës Eqerem Cabej, bashkia i ka kërkuar BE të mbështes projekte zhvillimi të njësisë nr. 4 me vlerë 8 milionë euro. Pas shqetësimit të ngritur nga banorët e bllokut Myslim Keta edhe buxheti i dedikuar për këtë njësi do të rishikohet me qëllim adresimin e fondeve, fillimisht për zonat më problematike.