E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsumatorët: “E paguajmë energjinë me fatura aforfe”

Autori i Lajmit: red.
Eshtë bërë mëse e zakonshme për shqiptarët që fatura e energjisë elektrike të vendoset në mënyrë aforfe. Ata që kanë këtë fat shpresuan që me kalimin te OSSH gjendja do të ndryshonte, por mesa duket nuk është kështu. Kjo gjë ka ndodhur jo më pak se këto dy javët e fundit të dhjetorit, në disa rrugë e lagje të Tiranës. Fatura elektrike që u ka shkuar disa familjarëve, ka qenë në një vlerë shumë të madhe në krahasim me atë çka ata mund të kenë harxhuar. Kjo gjë ka sjellë pakënaqësiara të shumta tek qytetarët, që megjithëse janë ankuar te faturisti nuk kanë marrë ndonjë zgjidhje të mundshme. Konkretisht në rrugën: “Him Kolli”, familjes Ermira Toca i ka ardhur një faturë prej 25 mijë lekësh. Po në këtë rrugë, në të njëjtin pallat familjes Besim Cara i ka shkuar fatura e dritave 200 mijë lekë. I njëjti problem është hasur në njësinë bashkiake nr;2 rruga “Hoxhë Vokrri”, në rrugën “Sitki Çiço” dhe në rrugën e Kavajës, me një shtim 15000-2100 lekë më tepër në krahasim me vlerën reale. Sipas prononcimeve të marra nga familjarët, të cilët kanë patur të njëjtin problem, ata kanë takuar lexuesin e kontaktorit (faturuesin) dhe u është thënë se ka qenë thjesht një gabim dhe se muajin e ardhshëm nuk do t i vijë fatura elektrike. Faturuesit kanë marë faturat duke I “ngushëlluar” se muajin e ardhshëm nuk do të ndodhë më kjo gjë. Këto janë justifikime që bëhen herë pas here, por që asnjëherë nuk gjejnë zgjidhje. Ankesa të shumta i janë drejtuar nga familjarë të ndryshëm, SHKSH-së (Shoqata e Konsumatorit Shqipëtarë). Kjo shoqatë mbron interesat e të gjithë konsumatorëve shqiptarë, e cila në momente të caktuara “ngre zërin”, për t i mbrojtur këto familje.
E.Mema

Ky lajm është publikuar: 27/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›