Kartat e Identitetit, shkurtime në Gjendjet Civile
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kompania “Sagem”, e cila ka fituar të drejtën e prodhimit dhe të shpërndarjes, për gati 5 vjet, të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit (letërnjoftim), tashmë përgatitet me ritme të shpejta për trajnimin dhe specializimin e personelit të këtij procesi. Nga burime të brendshme mësohet se kjo kompani po trajnon dhe përgatit staf të përzgjedhur për prodhimin, printimin dhe shpërndarjen e dy dokumenteve, sipas standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian, por ka hasur në një pengesë burokratike për sa i përket shpejtimit të procesit. Bëhet fjalë për logjistikën e procesit të dokumenteve që do t u instalohet bashkive, minibashkive dhe komunave, pra printerat, skanerat si dhe aparaturat e tjera për marrjen e të dhënave të qytetarëve. Edhe pse ky proces ka filluar në kryeqytet, Tiranë, sipas po të njëjtave burime, disa nga njësitë bashkiake dhe komunat nuk kanë pranuar të marrin në dorëzim këto aparatura logjistike, një tjetër pengesë burokratike në dëm të fillimit të procesit zgjedhor që do të zhvillohet më 2009. Justifikimet e zyrtarëve të këtyre minibashkive apo komunave janë se insalimi i aparaturave të printimit dhe logjistikës plotësuese do të bëjë daljen jashtë loje të Zyrës së Gjendjes Civile, dhe kështu stafi i këtyre zyrave, sipas tyre, do të dalë nga administrata, do të ngelen pa punë. Ky ka qenë justifikimi i dhënë nga ata përkundrejt firmës “Sagem”. Për sa i përket procedurës së printimit, marrjes së të dhënave biometrike, shenjat e gishtave etj, si dhe shpërndarjes në gjithë territorin e Shqipërisë, sipas firmës e cila ka marrë përsipër këtë process, do të kryhet tërësisht nga stafi i punësuar pranë “Sagem”, i cili tashmë ka filluar trajnimet dhe specializimin dhe e përfundonë atë, në fazën e parë, në fund të muajit janar 2009, duke marrë të gjitha kompetencat e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarin nëpër sportelet e zyrave të gjendjes civile. Mësohet gjithashtu se procesi i shpërndarjes së logjistikës nëpër këto zyra tashmë është pezulluar, ka ngrirë, dhe sipas drejtuesve të firmës, jo nga pala e tyre, por nga ajo e adminstratës lokale, por që me fillimin e vitit të ri pritet që të kapërcehet edhe ky ngërç i krijuar.
P.Shehu
Ky lajm është publikuar: 27/12/2008