Konsumatoret kontrate te re me CEZ
Brenda muajit shkurt, të gjithë konsumatorët shqiptare do të jenë të pajisur me kontratat e reja për energjinë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë ka përgatitur një model të ri kontrate, e cila pritet të shqyrtohet nga të gjithë grupet e interesit. Detajet i bën të ditur për Alsat Besian Pesha, kryetari i komisionit për mbrojtjen e konsumatorit.
"Kjo kontratë është një produkt shumë i rëndësishëm dhe unë dua tu bëj thirrje që të gjitha shoqatat e shoqërisë civile, grupet e interesit dhe grupimet e bizneseve të klikojnë në uebsajtin e ERE ose METE, të marrin draft-kontratën dhe të na sjellin sa më parë komentet e tyre. E ritheksoj, qëllimi kryesor i kësaj kontrate është mbrojtja e konsumatorit dhe vendosja e një marrëdhënieje të drejtë për këtë shkëmbim tregtar", thotë Besian Pesha, kryetar i komisionit per mbrojtjen e konsumatorit.
Kontrata e re, ndryshe nga ajo e vjetra, do ti japë mundësi konsumatorit shqiptar, që për herë të parë edhe të dëmshpërblehet, për rastet e dëmtimit nga energjia elektrike. Ndërkohë, kontrata të reja do të ketë edhe për bizneset. "Për herë të parë ne do fusim konceptin e mbrojtjes së konsumatorit, do të fusim detajet e marrëdhënies tregtare për shkëmbimin e energjisë elektrike, ashtu sic ne po kërkojmë si komisioni i mbrojtjes së konsumatorit që të ketë një nen që parashikon dhe dëmshpërblimin e qytetarit", tha ai.
Sipas Peshës, kontratat e reja të energjisë elektrike, pritet që të ndezin debate në ditët në vijim. Ndërkohë, shumë shpejt konsumatorët krahas kontratave për energjinë, do të pajisen dhe me kontrata të reja për ujin e pijshëm.
Edlira Sulejmani