E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i Marty Berisha Shqiperia e hapur per cdo hetim

Gjatë një takimi me Agim Cekun, Kryeministri Berisha e ka quajtur sërisht raportin e Dick Marty si një trillim dhe shpifje të sajuar në Beograd nga Milloshevici, pa asnjë fakt dhe prove. Megjithatë ka konfirmuar shefi i qeverisë, Shqipëria mirëpret dhe është e hapur për çdo hetimi nga institucione ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, autoritetet shqiptare kanë ftuar zyrtarisht Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe EULEX për të zbardhur çdo të vërtetë që ka të bëjë me krimet kundër njerëzimit dhe kushdo që t’i ketë kryer ato.

Pjesë e bisedimeve me zotin Ceku ishin dhe zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›