E Shtunë, 31 Tetor 2026

46-vjecari nxjerr kryqin nga uji

Qindra besimtare ortodokse të Durrësit kane marre pjese ne ceremonine e hedhjes se kryqit ne uje, e cila ndryshe njihet si dita e ujit te bekuar. Pas nje meshe qe eshte drejtuar nga Hiresi Nikolla, besimtaret jane drejtuar per ne kalaten nr 5 te portit.Ne gare per kapjen e kryqit kane qene disa te rinj, por kryqi i drunjte eshte kapur nga 46 vjecari Teodor Prifti i cili ka uruar te gjithe besimtaret per kete feste.

Edhe besimtarët ortodoksë te qytetit të Vlorës është festuar Dita e ujit të bekuar me meshën e mbajtur në kishën e Shën Theodhorit të udhëhequr nga At Kostandin Prifti.Dhe më pas rituali i përvitshëm është zhvendosur në plazhin e ri ku At Konstandini ka hedhur kryqin në det i cili është kapur nga besimtari Vasil Zako që ka sfiduar këtë vit të ftohtin e detit dhe ka nxjerrë kryqin nga uji.

6 janari kujtojne pagezimin e jezu krishtit, i cili ne moshen 30 vjecare u pagezua ne lumin jordan nga Joan Pagezori.Festa e ujit te bekuar  nis ne daten 5 janar kur kryhen sherbesat e oreve te medha, ndersa nje dite me vone kryhet sherbesa e liturgjise se joan gojartit, sherbesa e bekimit te madh te ujit dhe ceremonia e hedhjes se kryqit.

A. Kalemasi/ F. Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›