Udhezimi per targat e reja ja si do behen ndryshimet
Keto te fundit jane perfshire ne udhezimin e fundit te ministrit te Puneve Publike dhe Transporteve per Regjistrimin e mjeteve rrugore. Me ndryshimet ne udhezim Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve ka saktesuar menyren se si do te veprohet per zevendesimin gradual te targave te vjetra me ato te reja. Ashtu sic eshte deklaruar edhe me pare ndryshimi i targave nuk do te kete kosto shtese. Fillimisht do te zevendesohen targat e automjeteve qe hyjne per here te pare ne qarkullim ne vend si dhe targat e vjetra te demtuara. Ne udhezimin e ministrit te Transporteve
parashikohet qe pronari qe do te ndryshoje vendbanim duhet te dorezoje targat vetem nese ato i perkasin sistemit te vjeter ne te kundert nuk eshte e nevojshme. Pajisja me targa te reja eshte lene hapur si mundesi edhe per ata persona qe do te duan te ndryshojne targen e automjetit te tyre me deshire. Te gjithe personat qe duan ta bejne kete duhet qe te dorezojne targat ekzistuese te vjetra prane Drejtorise se Sherbimit te Transportit Rrugor. Do te jete pikerisht kjo drejtori qe do ta administroje grumbullimin e targave te vjetra dhe zevendesimin e tyre me targat sipas formatit te ri. Me targa te reja do te pajisen te gjithe automjetet duke filluar nga autoveturat tek makinat bujqesore dhe teknologjike gjithashtu edhe motocikletat.
Nisma per formatin e ri te targave u publikua ne shtator te vitit te kaluar duke u justifikuar me tri arsye. Mundesite per te prodhuar traga te reja sipas formatit te vjeter ku kombinoheshin numrat me shkronjat nuk linte me hapesira. Nje tjeter arsye sipas DPSHTRR per te futur targat e reja ishte ulja e abuzimeve pasi ne shume raste nje makine qe figuron e regjistruar si rimorkio eshte perdorur si autoveture apo kamion. Nderkaq regjistri i tejfryre nga automjete qe figurojne si te regjistruara dhe ne qarkullim por qe ne fakt nuk jane fare ne qarkullim sjell nevojen per nje bilanc te ri dhe te paster. Nderkaq udhezimi i fundit i ministrit te Puneve Publike dhe Transporteve percakton edhe procedurat per vendosjen e targave te reja per ciklomotoret. Sipas procedurave te percaktuara nga DPSHTRR-ja magazinon shenjen e identifikimit te ciklomotorit vetem nese ajo eshte sipas sistemit te vjeter dhe i dorezon klientit shenjen e re te identifikimit te ciklomotorit ne rastet kur ky i fundit ka pasur shenje identifikimi te sistemit te vjeter thuhet ne Udhezim. Formati i ri i targave per secilen kategori ka specifikat e vetme ketu flasim si per automjetet vetelevizese ato te policise taksite te trupit diplomatik apo makina bujqesore. Per automjetet vetelevizese targa perfshin sipas radhes emblemen dy karaktere alfabetike tri karaktere numerike dhe dy karaktere alfabetike.
Nertila Maho