Konsumatorët shqiptarë, nuk kanë frikë nga bakteri E.Coli

Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të konsumojnë trangujt, domatet apo sallatën, pavarësisht panikut që është përhapur në të gjithë botën dhe viktimave të shkaktuara prej bakterit Esherishia Koli e cila gjendet pikërisht tek këto perime. Konsumatorët shprehen se frika ekziston, por gjithsesi ideja se është larg Shqipërisë, i qetëson disi.
Por si janë shitjet e këtyre perimeve?
Tregtarët shprehen se edhe pse prodhimet që tregtohen janë vendi, përsëri është vënë re një kufizim i blerjes së trangujve dhe domateve.
Deri në këto momente, bakteri Esherishia Koli ka shkaktuar rreth 17 viktima vetëm në Europë. Sipas specialistëve, ky bakter është përhapur nëpërmjet perimeve të prodhuara në Spanjë por ende nuk është saktësuar një gjë e tillë.