Greqi, në korrik kësti prej 110 miliardë eurosh
Inspektorët e kredisë nga Bashkimi Evropian, Banka Qëndrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë thënë se Greqia pritet të marrë pjesën tjetër të pakos shpëtuese prej 110 miliardë euro, në muajin korrik.
Përfaqësuesit e tre organizmave, lajmëruan marrjen e kestit të radhës përmes një deklarate, pas inspektimit gati një mujor të financave greke dhe reformat që po implementon për të arritur përmbushjen e kushteve të pakos shpëtuese.
Inspektimi thotë se Greqia ka arritur “progres të rëndësishëm”, po masa të tjera janë të nevojshme.
Në Luksemburg, Zhan Klod Junker, udhëheqësi i 17 ministrave të financave të eurozonës, ka thënë se ai pret që partnerët evropian të Greqisë të shtojnë sasinë e parave dhe se do t`i kërkohet ndihmë edhe sektorit privat.