E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, frenohet tregu i punës

Një ndalim i ashpër dhe i papritur i tregut të punës është regjistruar në muajin maj në Shtetet e Bashkuara, duke bërë që mes amerikanëve të ringjallet frika për një rënie të dytë në recension. Sipas mediave amerikane, muajin e kaluar ishin krijuar 54 mijë vende të reja pune, krahasuar me 232 mijë që ishin krijuar një muaj më parë.

Ndërsa shifra e papunësisë është rritur në 9.1 %, nga 9% që ishte në muajin prill, duke shënuar nivelin më të lartë të vitit.

Shifra në fjalë ka bërë që të dështojnë parashikimet e analistëve të ekonomisë, të cilët vlerësonin se shifra në fjalë do të binte në kuotën 8.9 %.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›