Konsumi i energjisë arrin 26 milionë kilovat
17/01/2012 KESH: Kërkesa për energji është rritur me uljen e temperaturave
Sipas ekspertëve të KESH-it rritja e konsumit ndikon në pakësimin e rezervave
Ulja e temperaturave ka sjellë një rritje të konsumit të energjisë nga ana e qytetarëve, duke shkaktuar jo pak probleme për sistemin elektroenergjetik. Ditët e fundit janë vënë re kufizime të herëpas hershme të energjisë dhe defekte të shumta, që janë ndikuar edhe nga përkeqësimi i situatës hidrike nga mungesa e reshjeve dhe temperaturat e ulëta. Burime të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare thanë se konsumi në këtë fillim jave arriti në shifrën prej 26 milion kilovat orë, shifër kjo ndër më të lartat e regjistruara, kjo për shkak të kërkesës së lartë për energji. Sa i përket prodhimit, nga hidrocentralet mbi Drin hidhen në rrjet rreth 14.5 milionë kilovat orë, ndërsa pjesa tjetër prej 11-12 milionë kilovat orë është import i kontraktuar nga KESH dhe CEZ. Burime nga KESH thanë se po punohet maksimalisht për të siguruar energjinë e nevojshme si nga importi ashtu dhe nga prodhimi vendas. Aktualisht, niveli i liqenit të Fierzës është në kuotën e 260 metrave e 58 centimetra, rreth 8 metra më poshtë se fillimi i këtij viti. Brenda 2 javësh, rezerva hidrike është përkeqësuar ndjeshëm, kjo dhe për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, çka ka bërë që prurjet anësore të jenë në sasi modeste prej 60 metër kub në sekondë në Fierzë. Niveli i ujit është 18 metra larg pikës kritike, ku turbinat në Fierzë nuk mund të punojnë më, ndërkohë që niveli maksimal i Liqenit të Fierzës është 296 metra.