Pafajësi Metës, kryetari me mendim paralel
17/01/2012 Një nga simpatizantët fyen në sallë prokurorin. Vendimi i gjykatës vonohet 2 orë e 30min
TIRANE-Duartrokitje dhe ofendime në drejtim të prokurorisë, janë dëgjuar në sallën e Gjykatës së Lartë, menjëherë sapo Kolegji Penal i kësaj të fundit lexoi vendimin, ku shpallte të pafajshëm ish-zv/kryeministrin Ilir Meta. Simpatizantë të liderit të LSI, kanë pritur për rreth dy orë e gjysëm në sallën e gjyqit, duke e shoqëruar vendimin me duartrokitje dhe urimin e njëri-tjetrit për fitoren e marrë nga përballja me prokurorinë.
Vendimi
Me pesë vota pro dhe asnjë kundër, trupi gjykues i kryesuar nga relatori Ardian Dvorani, vendosi të japë pafajësi për ish-ministrin e Ekonomisë njëherësh dhe ish-zv/kryeministrin Ilir Meta. Por edhe pse argumentimi i vendimit ende nuk është zbardhur, kreu i trupës gjykuese ka theksuar se ai ka një argument paralel nga kolegët e tij në lidhje mbi pafajësinë. Mendim që do të zbardhet vetëm pas disa ditësh. Vendimi ishte parashikuar të jepej në orën 13:00, por trupi gjykues është vonuar për dy orë e gjysëm, duke bërë që vendimi të jepet rreth orës 15:30. Në vendimin e shkurtimit, gjykata vendosi të shpallë të pafajshëm të pandehurin Ilir Meta për akuzën e kryerjes së veprës penale të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. Ndërkohë që pika 2, e vendimit të shkurtimit urdhëronte dorëzimin në prokurori të provave materiale si, ora mikrokamer, kabull USB, Lap-Topin dhe USB. Më tej, ashtu siç gazeta “Metropol” kishte paralajmëruar pika numër 3, detyron Prokurorinë e Përgjithshme si humbëse në këtë proces gjyqësor t’i paguajë shumën prej 35 milion e 900 mijë lekë të vjetra tre ekspertëve Artur Rahmani, Ermal Beqiri dhe Ardian Pollo, të cilët kryen ekspertizën e videos Meta-Prifti. Në plot 21 seanca gjyqësore, Gjykata e Lartë ka mbyllur më së fundi dosjen në ngarkim të të pandehurit Ilir Meta, duke e shpallur atë të pafajshëm. Prokuroria, e përfaqësuar nga Bujar Sheshi, duke i ka kërkuar gjykatës dënimin me 2 vjet burg dhe 10 milion lekë gjobë të tij.
Incidenti
Por mes të pranishmëve në sallën e gjyqit ndodhej dhe një simpantizant, i cili menjëherë pas përfundimit të leximit të vendimit nga gjyqtari Ardian Dvorani, filloi të hedhë fjalë të rënda në adresë të prokurorisë. Më pas ky person, ka dalë menjëherë jashtë nga salla e gjyqit, duke zbritur me shpejtësi shkallët e Gjykatës së Lartë për të dalë në rrugë. Ndërkohë që përfaqësuesi i prokurorisë në seancën gjyqësore nuk i ka dëgjuar fjalët e rënda, por pas vendimit prokurori, Bujar Sheshi, ka qëndruar tepër i qetë. I pyetur nga gazeta “Metropol” ai nuk pranoi të japë asnjë koment rreth vendimit të dhënë nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë.
Spartak Braho:Vendimi, disa qeshin disa qajnë
Kreu i LSI-së, Meta: U vu në vend drejtësia
“Gjykata e Lartë përmes Trupit Gjykues konfirmoi se në këtë vend e drejta do të fitojë gjithmonë mbi padrejtësinë, e vërteta do të fitojë mbi mashtrimin, montimin dhe mbi fabrikimin”. Me një qëndrim të tillë u shfaq dje kreu i LSI-së, Ilir Meta, përpara mediave, menjëherë pas dhënies së vendimit nga ana e Gjykatës së Lartë, lidhur me akuzat për korrupsion ndaj tij. I ndodhur përpara simpatizantëve dhe përfaqësuesve të tjerë të kësaj partie, të cilët pritën në selinë e LSI-së zbardhjen e vendimit, ish-zëvendëskryeministri Meta shprehu dhe njëherë tjetër besimin e tij të plotë tek drejtësia dhe ligji. “Në këtë vend vlerat morale do të fitojnë mbi poshtërsinë dhe pamoralësinë. Në këtë vend ligji dhe shteti do të fitojnë mbi krimin e organizuar i cili një vit më parë dënoi me vdekje Ilir Metën dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, vlerësoi Meta. Ndërkohë. Kreu ai duke u ndalur tek periudha kohore që përfshiu këtë proces, nënvizoi se “kjo ishte një sakrificë e Ilir Metës por edhe e të gjithë juve për një standard të ri dhe për një moral të ri në politikën shqiptare për t’u përballur me akuzat, qofshin ato të bazuara mbi shpifje dhe montime monstruoze si qytetar i thjeshtë dhe mbi të gjitha bazuar në vullnetin që për hir të respektit dhe ndjeshmërisë së qytetarëve ndaj problemeve të korrupsionit dhe akuzave që bëhen në këtë drejtim për politikanët, për t’i shkuar deri në fund këtij procesi”. Ndërkohë dhe këshilltari i tij juridik Spartak Braho, pas daljes nga Gjykata e Lartë pohoi se ky vendim nuk duhet komentuar, duke shtuar se disa le të qeshin disa le të qajnë.
Kryeprokurorja ne e dhamë mendimin tonë
Ina Rama: Presim drejtësi nga gjykata
Kryeprokurorja Ina Rama, ka kërkuar dje nga Gjykata e Lartë që të japë drejtësi për çështjen “Meta”. Gjatë një takimi të zhvilluar me kryeprokurorin e antimafias së Leçes, Ina Rama theksoi se pret vetëm drejtësi nga gjykata. “Nga Gjykata e Lartë presim të japë drejtësi. Ky është funksioni i gjykatës. Ne e kemi bërë prezent qëndrimin tonë gjatë gjithë procesit, e kemi konkluduar atë në konkluzionet përfundimtare, është ajo që mendojmë se është e drejtë. Por fjala e fundit i takon gjykatës, është ajo që jep drejtësi, sipas sistemit tonë gjyqësor”, komentoi kryeprokurorja. Për komunikimin e akuzës të pandehurit Ilir Meta, prokurorisë iu desh të pyeste rreth 50 persona, ku vetëm 23 prej tyre u morën si dëshmitarë. Ndërkohë që në dosjen hetimore, ishin sekuestruar qindra tabulate telefonike, verifikime në sistemin TIMS, si dhe dokumentacione të ankandit të 30 mijë tonë naftë dhe dokumenta të koncesionit të HEC të Shushicës.
Stano: Çështjen “Meta” e kemi ndjekur
BE: Nuk mund të komentojmë vendimin
Pas vendimit përfundimtar për procesin Meta në Gjykatën e Lartë ka reaguar Komisioni Europian. Peter Stano, zëdhënës i Komisionerit për Zgjerimin, tha se komisioni nuk komenton vendimet individuale të Gjykatave për vendet anëtare apo aspirante. Sipas tij, Komisioni e ndjek me vëmëndje këtë rast, për të parë se si po zbatohen në Shqipëri kërkesat e Brukselit për shtetin e së drejtës, drejtësinë e pavarur dhe efektive si dhe për luftën kundër korrupsionit. Përgjithësisht, në procesin e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ose për pjesën tjetër të Evropës, shteti i së drejtës, pavarësia dhe efektiviteti i drejtësisë, është shumë i rëndësishëm, sepse këto përbëjnë vlerat bazë të Bashkimit Evropian. “Në këtë kontekst specifik, rastin e Metës dhe vendimin e dhënë nga gjykata për të ne e kemi shënuar. Sigurisht, ne nuk i komentojmë vendimet, por, në të njëjtën kohë, duhet të themi se zbatimi i ligjit është elementi bazë në rrugën e integrimit”-thotë Stano.