Opozita kushtëzon reformat me miratimin e Presidentit
17/01/2012 Mazhoranca miraton kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit. Opozita kundër
Ruçi: Presidenti të zgjidhet me 84 vota Patozi: Debat shterpë dhe i parakohshëm
Opozita kushtëzon votat e saj për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash me zgjedhjen e presidentit në qershor. Në seancën e parë plenare për 2012-n kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi deklaroi dje se zgjedhja e kreut të ri të shtetit të bëhet me 3/5-at e votave në Kuvend. “Zgjedhja e Presidentit të ardhshëm të bëhet me 3/5-at. Kjo është si një parakusht i opozitës për garantimin e vetëfunksionimin e këtij institucioni në mënyrë të pavarur. Dhe kjo do të shërbejë si një garanci nga ana e mazhorancës për t’u garantuar shqiptarëve pavarësinë institucionale që duhet të kenë institucionet në këtë vend”, - deklaroi Ruçi. Nga foltorja e Kuvendit kreu i grupit socialist nënvizoi se axhenda e PS-së për këtë vit ka në qendër kontributin për demokratizimin e institucioneve dhe përshpejtimin e procesit të integrimit. “Ky 100-vjetor e gjen Shqipërinë pa shtet sa i përket drejtësisë, e gjen në krizë të thellë ekonomike, me një varfëri në rekordet e saj. Dhe së fundi 100-vjetori e gjen Shqipërinë me një të ardhme në rrezik. Ne jemi për një rilindje shqiptare pas 100-vjet shtet jashtë Europës”, – tha Ruçi.
Deklaratat e deputetit të PS-së sollën reagimin e mazhorancës. Kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi gjatë fjalës së tij nënvizoi se debati i hapur për zgjedhjen e presidentit është i parakohshëm, pasi Kushtetuta nuk e lë vendin të futet në krizë. “Ky sezon është dhe sezoni që përkon me zgjedhjen e presidentit. Të gjithë e dimë se ai do zgjidhet sipas çdo gërme të Kushtetutës, por për çudi debati ka filluar shumë herët. Ndaj pas këtij debati shterpë të nxitur nga opozita dhe përkrahësit e atij që kërkon mandatin e dytë, kush tha se presidenti do të zgjidhet me 3/5-at?! Bamir Topi u zgjodh me votimin e dytë dhe me shumicë të thjeshtë votash. Ndaj ky debat është krejtësisht i pavlerë. PD-ja nuk ka nevojë për një president të vetin. Por natyrisht që nuk është gatshme të shikojë në krye të shtetit një kundërshtar të sajin. Besoj se na duhet të gjithëve një president i mirë në krye shtetit shqiptar, pra le të vijë ai në këtë 100-vjetor së bashku me statusin e kandidatit”, - tha Patozi. Debati i krerëve të grupeve parlamentare u zhvillua pasditen e djeshme, kur Kuvendi u mblodh për herë të parë për këtë vit në seancë plenare, që shënoi dhe çeljen e sesionit të ri parlamentar. Në përfundim me 69 vota pro dhe 56 kundër Kuvendi miratoi kalendarin trejavor të punimeve, në të cilin janë përfshirë dhe ligje me 3/5-at.
Topalli: Opozita të votojë për integrimin
Si në çdo fillim sesioni të ri parlamentar, kryeparlamentarja Topalli mbajti fjalën përshëndetëse. “Duke u kthyer te kalendari, disa ligje kërkojnë votën e opozitës. Pa këtë votë ato nuk miratohen. Pa votën e opozitës disa kushte të integrimit nuk përmbushen. Ne duhet të përmbushim detyrat tona. Ne duhet votojmë për to, të gjithë bashkë. Ekonomia, rritja e përmirësimi i jetës së çdo shqiptari është angazhimi dhe axhenda jonë”, – tha Topalli.
Nis puna në komisione
Pavarësisht se seanca e parë u zhvillua dje pasdite, puna në komisionet parlamentare ka nisur që paradites. Gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e mazhorancës dhe të opozitës në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin kanë shqyrtuar projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BERZH-it për financimin e projektit të bajpaseve të rrugës së Fierit dhe të Vlorës.
Ambasadorja britanike u shpreh dje në lidhje me debatin më të fundit politik në vend
Mcllëham: Presidenti të jetë figurë uniteti, të zgjidhet me konsensus
Debati i ditëve të fundit për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm po ndiqet me vëmendje edhe nga ambasadorja e Britanisë së Madhe e akredituar në vendin tonë, Fiona Mcllëham. Në një prononcim për mediet ambasadorja britanike u shpreh dje se kreu i shtetit shqiptar duhet të jetë një figurë e unitetit kombëtar dhe, si i tillë, duhet të zgjidhet në mënyrë konsensuale. Në argumentimin e saj ambasadorja shtoi se presidenti i ri duhet të ketë mbështetjen e publikut e politikës, duke theksuar se ndërkombëtarët në asnjë mënyrë nuk duhet të ndikojnë në zgjedhjen e këtij posti të lartë shtetëror të Shqipërisë. “Nuk na takon neve të shprehemi për zgjedhjen e presidentit të ri. Kjo është një çështje që i takon politikës shqiptare. Nuk është çështje e Komunitetit Europian zgjedhja e Presidentit, se si do të jetë dhe se kush do jetë presidenti i Shqipërisë, por e partive politike. Vetë Kushtetuta juaj e përcakton qartë se ai duhet të jetë një figurë e unitetit kombëtar dhe duhet të zgjidhet në mënyrë konsesuale. Ai duhet ta përmbushë më sukses këtë rol”, - theksoi ambasadorja Fiona Mcllëham. Deklaratat e saj ambasadorja britanike i bëri paraditen e djeshme nga Berati, ku ndodhej për një vizitë pune në këtë qytet. Në kuadër të projektit “Rritja e transparencës dhe ulja e korrupsionit në organet e qeverisjes vendore”, ambasadorja britanike zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë Fadil Nasufi dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni. Ajo u shprehur edhe rreth situatës politike në vendin tonë, duke i bërë thirrje klasës politike shqiptare të bashkëpunojë për reformat integruese të vendit. Ambasadorja e Britanisë në vendin tonë bëri thirrje që klasa politike të përmbushë standardet për në BE. Sipas Mcllëham, parësore është lufta kundër korrupsionit. “Në luftën ndaj korrupsionit të përfshihen gjithë aktorët. Për të luftuar fenomenin “korrupsion” kërkohet presion politik, mediatik dhe publik”, - theksoi ambasadorja për mediet nga Berati.