Brenda nëntorit KE-ja paraqitet opinioni për statusin
13/07/2010 Ambasadori belg prezanton objektivat e presidencës së BE-së
Komisioni Evropian me shumë mundësi do të paraqesë në muajin nëntor një opinion pozitiv mbi kërkesën e Shqipërisë për përfitimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar dje ambasadori i Belgjikës, Marc Mishelsen, i cili në emër të qeverisë së vendit të tij, e cila sapo ka marrë Presidencën e radhës së BE-së, ka paraqitur në Tiranë objektivat për drejtimin e bllokut për këtë 6-mujor. Por që të mundësohet paraqitja në muajin nëntor të opinionit për statusin kandidat, sipas ambasadorit belg, Shqipëria duhet të ketë një klimë të paqtë politike dhe forcat politike duhet të kapërcejnë dallimet që kanë me njëra-tjetrën. Mishelsen theksoi se ngërçi politik duhet të kapërcehet vetëm në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe ligjet që rrjedhin prej saj. Duke përcjellë linjën zyrtare të vendit që mban drejtimin e BE-së deri në fund të vitit, ambasadori kujtoi rezolutën që pak ditë më parë u miratua në Parlamentin Evropian. “U bëj thirrje politikanëve që kam takuar të shikojnë këto çështje në mënyrë transparente dhe kushtetuese. Të punojnë së bashku, si mazhoranca dhe opozita, për të gjetur një zgjidhje nga kjo situatë. Kanë mbetur edhe disa muaj dhe shpresa jonë si përfaqësues të Presidencës së BE-së është se do të ketë sinjale pozitive. Shpresoj që rezoluta të lexohet në mënyrë të kujdesshme nga udhëheqësit politikë dhe partitë dhe kjo rezolutë të përdoret si baza për të ecur përpara”, ka thënë ai gjatë një konference për shtyp, të mbajtur së bashku me ambasadorin spanjoll Manuel Montobio dhe atë të KE-së, Helmut Lohan. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ambasadori Mishelsen ka zhvilluar një takim të veçantë edhe me Kryeministrin Sali Berisha, të cilit i prezantoi përparësitë e qeverisë belge në çështjet e politikës së jashtme dhe të integrimit për periudhën gjatë së cilës Belgjika ka Presidencën e BE-së. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, ambasadori i konfirmoi Kryeministrit angazhimin e qeverisë belge për të mbështetur Shqipërinë në përpjekjen e saj për integrimin e shpejtë në BE. Ai siguroi kreun e Qeverisë shqiptare mbi angazhimin e Presidencës së bllokut për vijimin me ritme të shpejta të zgjerimit të BE-së në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore, sipas specifikave të çdo vendi. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha rikonfirmoi angazhimin e Qeverisë shqiptare për të realizuar çdo reformë lidhur me këtë projekt dhe me proceset e tij, siç është ai i liberalizimit të vizave, në mënyrë që Shqipëria të përparojë dhe të ecë sa më shpejt në realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për integrimin në familjen evropiane.
Liberalizimi vizave
Komisioni Evropian ka propozuar më 27 maj 2010 që qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës të lejohen të udhëtojnë në shtetet e hapësirës “Shengen” pa pasur nevojë për vizë, pasi janë pajisur me pasaporta biometrike. Propozimi është i kushtëzuar me Shqipërinë për problemet e mbetura si riintegrimi i të kthyerve shqiptarë dhe zbatimi i ligjeve për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Sipas Komisionit, monitorimi për kushtet e mbetura mund të zhvillohet gjatë verës, në mënyrë që Parlamenti dhe Këshilli mund të marrë një vendim përfundimtar deri në fund të 2010-s. Procesi i liberalizimit të vizave ka shumë gjasa të përfundojë me sukses në vjeshtën e këtij viti, por duke e parë në prizmin e integrimit, duket se Shqipëria është në momentin e saj më të mirë. Anëtarësimi në NATO ka qenë një hap me shumë rëndësi për vendin, pasi Shqipëria shihet nga vendet anëtare të BE-së tashmë si një partner, të paktën në fushën e sigurisë rajonale. Vendi vlerësohet për rolin konstruktiv për paqen në Ballkan.
Anëtarësimi në BE
Në prill të vitit të kaluar, Kryeministri Sali Berisha i dorëzoi në emër të Qeverisë shqiptare, homologut të tij çek, vendi i të cilit mbante Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, kërkesën për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Pas shqyrtimit të kësaj kërkese nga instancat përgjegjëse të BE-së, në muajin dhjetor të vitit 2009, vendit tonë iu dorëzua nga Komisioni Evropian pyetësori, dokument në të cilin të gjitha institucionet qeveritare dhe ato të pavarura kushtetuese duhet të pasqyronin aktivitetin e tyre, si dhe legjislacionin ekzistues me të cilin punonin. Ky dokument përfundoi tërësisht në qershor të këtij viti, edhe pas pyetjeve dhe sqarimeve shtesë të kërkuara nga Komisioni. Duke u bazuar në të gjitha mesazhet e lëshuara nga zyrtarë të lartë të BE-së, si dhe ritmeve të procesit të anëtarësimit, në muajin nëntor të këtij viti Komisioni Evropian pritet të përcjellë një opinion pozitiv në lidhje me statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Qeveria shqiptare vlerëson si shumë të mundshme këtë periudhë.
Rezoluta e PE-së
Eurodeputetët hapin dritën jeshile për liberalizimin e vizave
Parlamenti Evropian, përmes rezolutës që miratoi pak ditë më parë, i ka hapur udhën vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt vendeve evropiane. Në dokumentin që u miratua me 567 vota pro, 47 kundër dhe 19 abstenime, theksohet se është e rëndësishme vendosja e klimës së qetë politike në vend, me qëllim përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësimin përfundimtar në Bashkimin Evropian. “Shqipëria ka bërë përparim në reforma, por duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin. Me kusht që të pranohet në BE, për të përmbushur kriteret e Kopenhagenit, Parlamenti duhet të mbështesë anëtarësimin përfundimtar në BE të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në rezolutë. Parlamenti Evropian pranon përmes këtij dokumenti përparimin e bërë në reforma, por thekson nevojën për përpjekje të mëtejshme substanciale për të konsoliduar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Kjo duhet të përfshijë reformimin e sistemit gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, i cili mbetet “një sfidë e madhe politike”, thuhet në rezolutën e hartuar nga eurodeputeti Nikolaos Chountis. Por miratimi i rezolutës për liberalizimin e vizave me Shqipërinë nuk ka kaluar pa debate.