Konte kishte llogaritur rrezikun. Po tani kush do ta ndalë Juventusin?
Trajneri bardhezi në Napoli ndryshoi modulin dhe të tijtë e zbatojnë, pavarësisht se me vështirësi, duke vuajtur dhe mos u dorëzuar. Vetëm kështu shpjegohen 12 ndeshje pa humbje
Konte mund të jetë i kënaqur që ka kaluar atë që ishte etiketuar si provimi i pjekurisë. Duke e kapërcyer në këtë mënyrë, e bën që të ndjejë edhe më shumë në dorë në një grup që ka bërë ngritjen në cilësi dhe që e sheh veten pa asnjë hipokrizi përballë titullit kampion. Konte ka kërkuar rezultatin duke ndjekur një vijë torturuese, të rrezikshme por joshëse. Ndryshoi modul duke e shndërruar të atillë ku të sulmonte në pikën më të fortë të armikut. “Këtë skemë e kishim provuar vetëm një herë në një stërvitje në Borgeziana”. Atëherë kuptohen vështirësitë e pjesës së parë, por edhe ringritja pas shifrave 3-1. Skuadra e ndoqi pa bërë zë, duke fshirë atë kulturë alibish që shumë shpesh nxjerr kokë në futbollin italian. Nëse ke dëshirë të bësh një grup, atëherë anashkalohen ankesat duke ndihmuar njëri-tjetrin.
Njerëzit simbol kësaj here janë ushtarët. Sepse Estigarribia dhe Pepe vuajnë më shumë nga të gjithë pozicionimin e tyre në fushë. Por në momentin që janë të detyruar të përballen me kundërshtarët, gjejnë forcën për të reaguar, për të sulmuar me gola të rëndësishëm. Kjo garanton një mendësi fitimtari, që shkon përtej 12 ndeshjeve pa humbje. Pastaj e kishte radhën sakrifikimi i Pirlos. Andrea është përshëndetur me të drejtë si lideri i ri i lojës së Juves. Klas i pakrahasueshëm, gjithnjë vendimtar, por kësaj radhe diku ngeci. Nuk shihej me sy pjesa e parë e lojës me gabime që bënë të dyshohej në ishte ai vërtet në fushë. Një gju që dhemb dhe një gjendje jo e mirë fizike mund të ishin alibi perfekte për shumë lojtarë, por jo për të. Gjithsesi qëndroi në fushë duke pranuar një betejë që e luftoi me karakter duke dhënë një shembull sakrifice për të tërë skuadrën. Po tani, kush mund ta ndalë këtë Juve?
Zaneti: Juvja, e para me meritë
Por kur ecën mirë, edhe rivalët më “të egër” ta njohin punën që bën. Havier Zaneti, kapiteni i Interit, komenton situatën e skuadrës së tij dhe avantazhin e bardhezinjve. “Nuk duhet të mendojmë për avantazhin e Juventusit. Nëse është e para, do të thotë se e ka merituar dhe se ka treguar vazhdimësi. Ne tani duhet të mendojmë vetëm për të rikuperuar terrenin e humbur dhe në fund të sezonit do të shohim se ku do të mbërrijmë. Shpresojmë që të jemi sa më lart. Tani duhet të përqendrohemi ndeshje pas ndeshjeje duke u përpjekur që të bëjmë mirë. Ka ende shumë ndeshje në lojë, është e vështirë, por duhet ta provojmë”.