E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tango 12”, topi që do të kërcejë në shortin e nesërm

SHKRUAN: Jeton Selimi 01-12-2011 17:48

Ndërkohë Ukraina ka krijuar një njësi speciale anti-huliganizëm, si dhe ka nisur të eliminojë masivisht qentë e rrugëve

Quhet “Tango 12” dhe është prodhimi më i fundit i markës ADIDAS. Topi që do të përdoret në Euro 2012 do të prezantohet nesër nga UEFA në Kiev të Ukrainës, gjatë shorteut të fazës finale të kampionatit europian. Sipas AS, “Tango 12” dhe është një top shumë i vështirë për t’u kontrolluar për shkak të shpejtësisë dhe peshës më të lehtë të tij. Mendohet se ky tp do të shkaktojë edhe më shumë protesta të portierëve se sa “Jabulani” i botërorit të vitit 2010. Herbert Hainer, presidenti i ADIDAS, theksoi se topi i ri “është prodhuar me teknologjinë më të fundit dhe do të favorizojë spektaklin. Të gjithë duam më shumë gola nga distancat e largëta”. Ky top është provuar tashmë në disa stërvitje të Bajern Mynihu.

Shorti

Spanja, Gjermania, Portugalia e Franca mund të përfundojnë të gjitha në një grup në Europianin e vitit 2012. Por ky është vetëm një ndër dhjetëra kombinimet që mund të ofrojë shorti, por duke parë mënyrën se si janë shpërndarë skuadrat në vazot e shortit, është e sigurt që do të krijohet jo një, por disa grupe “ferri”. Me vendosjen si kokë grupi të dy organizatoreve, Polonisë dhe Ukrainës, vazon e parë e plotëson Spanja dhe Holanda. Gjermania, Italia dhe Anglia në vazon e dytë e bëjnë të sigurt se do të ketë të paktën një përballje e fortë ose më shumë midis skuadrës së parë dhe të dytë. Portugalia në vazon e tretë dhe Franca në të katërtën, do të jenë dy kombëtaret e tjera që mund të formojnë një grup të tmerrshëm. Nga ana tjetër, pabarazia në forcën e grupeve mund të jetë shumë i madh, pasi mund të ndodhë edhe e kundërta, që ndërsa diku formohet grup “vdekjeje”, një tjetër të jetë shumë më i dobët. Kështu, goglat mund të vendosin së bashku Poloninë, Rusinë, Greqinë dhe Irlandën, në atë që do të ishte grupi “i qejfit”.

Anti-huliganizmi

Një repart special i policisë ukrainase do t’i dedikohet plotësisht luftës anti-huliganizëm gjatë Kampionatit Europian të Futbollit, Euro 2012 që do të zhvillohet qershorin e ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë. Ministria Rendit e Ukrainës ka vendosur të marrë masa ndaj atyre tifozëve të dhunshëm që mund të prishin imazhin dhe qetësinë gjatë evenimentit më të rëndësishëm të futbollit kontinental. Krijimi i NFIP (emri i repartit) është një iniciativë e UEFA-s.

Vrasje masive qensh

Vdekje në emër të futbollit. Të paktën kështu mund të quhet motoja që ka ndëshkuar qentë endacakë të Ukrainës, që janë eliminuar për të pastruar rrugët në përgatitje për fazën finale të kampionatit europian të futbollit “Euro 2012”. Kjo foto është marrë nga tabloidi britanik ‘The Sun’. Sipas tij, autoritetet kanë urdhëruar pastrimin e rrugëve në mënyrë që tifozët dhe ekipet të kenë një ambient sa më të qetë gjatë qëndrimit të tyre në Ukrainë. Hetuesit kanë zbuluar se vrasja e këtyre kafshëve është bërë me anë të helmimit, por disa prej tyre janë qëlluar me armë zjarri. Gjatë vitit të kaluar vetëm në Kiev janë eliminuar 20 mijë qen endacakë, ndërsa në Donetsk çmimi për vrasjen e një qeni është rreth 40 dollarë. Këto fakte janë zbuluar nga disa hetues gjermanë. Judith Pein, anëtare e PETA-s gjermane theksoi: “Kjo gjë është shumë mizore dhe të vrasësh kafshë të pafajshme për futbollin është e tmerrshme. Na thanë që qentë e gjetur ishin të sëmurë dhe të vjetër, por kjo nuk është aspak e vërtetë sepse ne gjetëm edhe këlyshë mes tyre.”

Vazo 1

Spanja

Holanda

Polonia

Ukraina

Vazo 2

Gjermania

Italia

Anglia

Rusia

Vazo 3

Kroacia

Greqia

Suedia

Portugalia

Vazo 4

Danimarka

Franca

Irlanda

Çekia

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›