E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo nuk e do Kakan, PSG e pret krahëhapur

Duket se Rikardo Kaka po përjeton ditët e fundit në Madrid. Mjafton një largim i brazilianit nga qendra stërvitore e Real Madridit që të shpërthejnë zërat për një largim të mundshëm të tij nga Spanja. Kaka nuk aktivizohet që prej një muaji me merengues , kohë shumë e gjatë pushimi duke marrë parasysh se braziliani në fillimin e kampionatit aktivizohej si titullar në 6 ndeshje dhe vetëm një e niste nga stoli. Reali shkëlqen në fushë dhe bashkë me të edhe Kaka duke gjetur rrugën e golit. Ndërsa një lojtar i ngjashëm me të, Mesut Ozil, qëndron në stol. Por më pas Zhoze Murinjo vendos ta ulë në stol ish-yllin e Milanit me pretekstin se braziliani nuk gëzon një formë të mirë fizike, gjë që solli edhe mungesën në Gabon dhe Katar, ku kombëtarja Seleçao luajti dy miqësore. Të gjithë këto tregojnë se mes “Special One” dhe Kakas marrëshëniet nuk janë shumë të mira, megjithëse kjo hidhet poshtë nga madrilenja As. Gjithsesi, Milani dhe PSG janë gati në çdo moment të marrin në gjirin e tyre asin brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›