Kontestohet rezultati i zgjedhjeve në Meksikë

Andres Manuel Lopez Obrador, kandidati që doli i dyti në zgjedhjet presidenciale në Meksikë, refuzon të pranojë humbjen, duke thënë se kundërshtari i tij ka thyer rregullat.
Pasi që shumica e votave janë numëruar, Obrador ka 6 për qind më pak vota se rivali i tij që pritet të shpallet president, Enrique Pena Nieto, i cili ka falënderuar ata që e kanë votuar për të.
Pas numërimit të 96 për qind të votave, Pena Nieto ka siguruar 38.05 për qind të votave, ndërsa Lopez Obrador 31.7 për qind.
Edhe në vitin 2006 kur humbi zgjedhjet, Obrador nisi një seri protestash në rrugë, pas fitores së tashmë ish-presidentit Felipe Calderon.