Amauri në Parma

Parma ka konfirmuar transferimin e sulmuesit brazilian Amauri i cili si lojtarë i lirë i është bashkuar skuadrës dhe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
“Mirëserdhe Ama. Parma FC njofton se është kompletuar transferimi i sulmuesit brazilian Amauri, i cili ka dhënë kontribut vendimtar gjatë sezonit 2010-11”, thuhej në faqen zyrtare të klubit.
Amauri shënoi shtatë gola në 11 ndeshje kur ka qenë më herët i huazuar të Parma, dhe Fiorentinas i ishte bashkuar vetëm gjatë afatit kalimtar të janarit ku shënoi vetëm një gol në 13 paraqitje.