E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda, arrestohet një serb dhe një shqiptar

Prishtinë - Policia e Kosovës në Mitrovicë gjatë patrullimeve në “Lagjen e boshnjakëve”, kanë identifikuar një automjet transportues nga i cili po zbrazeshin ngarkesat me derivate në bodrumin e një shtëpie private, pronë e një banori shqiptar në rrugën “Knjaz Millosh” në veri të Mitrovicës, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë. Një 52 vjeçar shqiptar dhe një 30 vjeçar serb janë arrestuar nga policia e Kosovës për kontrabandim të derivateve. Policia ka identifikuar dhe sekuestruar rreth 1.870 litra derivate të naftës, në momentin e shkarkimit dhe zbrazjes së derivateve nga automjeti transportues në bodrumin e një shtëpie.

Policia po ashtu i ka identifikuar parregullsitë ligjore të paraqitura në këtë rast, ndërsa pronari i automjetit transportues nuk posedonte dokumentacionin e rregullt për prejardhjen dhe transportin e derivateve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›