E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nevoja për zgjedhje të lira dhe demokratike

Shkup - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dje ka qëndruar në Shkup, ku është pritur në një takim nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë.

Në takim është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe në rajon, si dhe për vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Temë e takimit ishte edhe bashkëpunimi i shumëanshëm ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, në funksion të zhvillimit ekonomik të të dy vendeve, si dhe në të mirë të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Duke folur për zgjedhjet presidenciale dhe lokale që së shpejti mbahen në Maqedoni, Kryeminsitri Thaçi dhe z. Ahmeti theksuan nevojën për zgjedhje të lira dhe demokratike në këtë vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›