E Shtunë, 31 Tetor 2026

Është çelur mbrëmë ambasada e Kosovës në Prishtinë

Vjenë -Është përuruar mbrëmë në Vjenë të Austrisë, çelja e Ambasadës së Republikës së Kosovës. I pranishëm ishte edhe presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, i cili vendosi flamurin e Kosovës. Në hapjen e ambasadës, e para për Kosovën në botë, morën pjesë autoritete shtetërore të Austrisë, ambasadorë dhe diplomatë të vendeve të ndryshme të botës dhe kryetari i AKR së, Behxhet Pacolli. I ngarkuari me punë në këtë ambasadë, Sabri Kiçmari, ka thënë se ambasada nuk do të shërbejë vetëm për shërbime konsullore për shtetasit e Kosovës, por edhe për thellimin e bashkëpunimit me Austrinë dhe në lobimin për njohje të reja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›