Kermabon largohet nga drejtimi i EULEX
PRISHTINE -Shefi i EULEX-it në Kosovë, Ives de Kermabon pritet të lërë detyrën në qershor, dhe do të zëvendësohet nga Ksavier de Marnak, ish-komandant i KFOR-it.
Burimet ndërkombëtare kanë deklaruar për mediat kosovare, se shefit aktual të EULEX-it i skadon mandati në mes të qershorit, dhe deri më tani të vetmit që i është kërkuar CV-ja është Ksavier de Marnak, i cili në krye të forcave paqeruajtëse në Kosovë ka shërbyer nga shtatori i vitit 2007 deri në shtator të vitit 2008.
Megjithatë, zyrtarët e EULEX-it thonë se çështja e vazhdimit të mandatit të Kermabosë do të diskutohet nga shtetet anëtare të BE-së. Kermabon ishte komandant i KFOR-it nga shtatori i vitit 2004 deri në shtatorin e vitit 2005.
EULEX-i ka në Kosovë 1900 persona të angazhuar nga vendet kontribuuese të këtij misioni dhe rreth 1100 vendorë.
(d.b/BalkanWeb)