“Mitrovica, probleme të mëdha si pasojë e specifikave politike”
PRISHTINë- Mitrovica ballafaqohet me probleme të mëdha për shkak të specifikave politike, tha sot kryetari i komunës, Avni Kastrati në takimin me Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Sami Kurteshi.
Sipas zyrës së shtypit të komunës, Kastrati theksoi se rrethanat në Mitrovicë në 10 vite kanë bërë që problemet të jenë të mëdha si në fushën sociale, ekonomike etj. “Gjendja në veri ka vështirësuar shumë jetën e banorëve që janë zhvendosur dhe nuk kanë mundur të kthehen në pronat e veta”, tha ai, duke theksuar edhe mungesën e qarkullimit të lirë në veri, uzurpimin e banesave, etj.
Kreu komunal përmendi si problem edhe mosfunksionimin e gjykatave në veri të qytetit. “Kjo ka rënduar shumë jetën e qytetarëve, të cilët nuk mund t’i realizojnë të drejtat e tyre”, tha ai.
Avokati i Popullit, Kurteshi, tha se "rajoni i Mitrovicës është më i ndjeshmi dhe sa i përket ankesave që i drejtohen institucionit që drejton". Kurteshi theksoi se problemet më të mëdha janë të fushës sociale. Ndërsa për ankesat e banorëve shqiptarë që janë të zhvendosur nga veriu dhe që i kanë banesat e uzurpuara, tha se "ato nuk janë shumë të mëdha dhe nuk i di arsyet pse ndodh një gjë e tillë".
Duke pasur parasysh problemet e mëdha me të cilat përballen qytetarët e këtij rajoni, kryetari i komunës së Mitrovicës, Kastrati dhe Avokati i Popullit, Kurteshi ndanë mendimin se bashkëpunimi duhet të jetë i gjithanshëm, në mënyrë që bashkërisht t’u vihet në ndihmë qytetarëve.
(d.b/BalkanWeb)