E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikonte te mitura ne Angli, rrezikon 16 vjet burg

Tirane - Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon denimin me 16 vjet burg ndaj nje 36-vjecari per akuzen e trafikut te te miturave me qellime prostitucioni, qe gjykohet ne mungese. Pretenca eshte mbajtur dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda ne ngarkim te Agim Kabashit, ndersa jane lexuar te gjitha provat qe disponoheshin nga organi i akuzes. Sipas prokurorit te ceshtjes, Kabashi akuzohet per trafik te femrave ne drejtim te Anglise. Dosja ndaj tij eshte rikthyer serish per rihetim ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ndersa 3 vjet me pare po kjo gjykate e ka denuar Kabashin me 17 vjet heqje lirie per te njejten veper penale. Ne dosjen e hetuar nga organi i akuzes, thuhet se 36-vjecari nga Durresi, per disa vite me radhe ka shfrytezuar disa te mitura, te cilat me pas edhe i ka trafikuar drejt Anglise. Stili i Kabashit ka qene i vecante. Sapo vajzat mberrinin ne ishull, ai bashkejetonte me vajzat, duke i mbajtur mire dhe me pas keto te fundit i detyronte te prostituonin per te. Denoncimi per 36-vjecarin eshte bere 6 vite me pare nga e mitura A. I. Sipas organit te akuzes, vajza, e cila me vone ka deklaruar se ishte martuar me tutorin e saj dhe kishte nje femije, e ka bere denoncimin nepermjet nje letre. Gjithashtu, Kabashi akuzohet edhe per trafikimin e F. K. I pandehuri qe gjykohet edhe ne mungese, rrezikon denimin e tij me 16 vjet heqje lirie. Nderkohe qe ne seancen e radhes, mbrojtja do te paraqese konkluzionet e saj perfundimtare.

I akuzuari:
Agim Kabashi, 36 vjec
Banues ne Durres, i shpallur ne kerkim
Akuza, trafik te miturash per prostitucion
Denoncuese:
A. I., 16 vjece
F.K., 17 vjece

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›