Tajlandë, zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme

Tajlandezët u janë drejtuar që në orët e para të mëngjesit të së dielës kutive të votimit, duke marë pjesë kështu në votimet e përgjitshme, që sipas shumë vendasve, do ti japin fund, mosmarëveshjeve politike, ndërmjet dy fraksioneve më kryesore ne vend.
Si pasojë e klimës së trazuar politike, vitet e fundit janë zhvilluar protesta të dhunshme me pasoja në nejrëz. Tensionet ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Pheu Thai me lider Yingluck Shinaëatra, motra e miliarderit Thaksin Shinaëatra, i cili u largua nga pushteti në 2006 nga goditja ushtarake, reflektojnë ndasitë e mëdha në shoqërinë tailandeze, me protesta e vazhdueshme ndaj qeverisë së drejtuar nga Abhisit vexhaxhiva. më shumë se 90 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën gjatë prtoestave.
Në fudnjavë, në Tajlandë u zhvilluan edhe mitingjet e fundit në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës. Mediat raprotojnë se rreth 170 mijë policë janë në dispozicion dhe janë vendosur në qendrat e votimit.
Analistët thonë se megjithëse Thaksin Shinauatra nuk do të kandidojë dhe madje nuk ndodhet në atdhe, ai mbetet një figurë me influencë në vend, duke i shtuar shanset të motrës, e në rast fitoreje, ajo mund të bëhet kryeministrja e parë në vend.