E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtimi i BE-së, Polonia: Solidariteti parimi bazë

Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi solidaritetin si parimin kryesor të presidencës polake, menjëherë pas marrjes së presidencës. Polonia, e cila e mori presidencën më 1 korrik nga Hungaria do të duhet të merret edhe me tema mjaft të ndjeshme në Bashkimin Evropian, si përpilimi i një plani afatgjatë financiar.

"Duam të zbatojmë parimin bazë, që buxheti i Bashkimit Evropian të jetë realisht një buxhet bashkësie, dhe jo një buxhet i dalë nga konkurrenca e ashpër dhe e pamëshirshme e interesave kombëtare", tha Tusk për mediat vendase.

Ndërsa presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso,vlerësoi entuziazmin e Polonisë për Evropën, duke e vlerësuar atë si një vend që ka potencialin të zgjidhë disa nga problemet evropiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›