E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrabanda e cigareve, arrestohet 40-vjeçari

Durrës- Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia e Durrësit ka arrestuar një 40-vjeçar nën akuzën e kontrabandës së cigareve.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Ali Kopliku. “Arrestimi ëhstë bërë në lagjen nr. 13 të Durrësit, në Plazh në një garazh pranë një kompleksi pallatesh ku banon”-thanë burimet e policisë.

Nga hetimet e para rezulton se ky shtetas ka qenë i dënuar me 22 vjet burg për vrasje në Greqi. Ai nuk ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi mësohet se e kishte kryer dënimin për llogari të drejtësisë në vendin fqinj.

Ai është shoqëruar në komisariat në pritje të vendosjes së masës së sigurisë, ndërkohë që dosja ka kaluar për hetime të mëtejshme në prokurori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›