Kontrabanda e kafshëve, bllokohet një kamion me viça
Kosovë, 13 shtator, NOA Kontrabanda e gjësë së gjallë është kthyer në një fenomen gjithnjë e më shqetësues për policinë e Kosovës. Gjatë ditës së djeshme është konfiskuar një kamion me 10 krerë viça, të cilët ishin futur kontrabandë në vend.
Ndalimi i kamionit, të drejtuar nga një qytetarë kosovarë më kombësi shqiptare, është bërë dje në fshatin Shkozë. Pas kontrollit të mjetit, u verifikuar se për mallin që transportohej nuk kishte asnjë dokument përkatës.
Policia ka sekuestruar 10 krerët e viçave dhe ka arrestuar drejtuesin e kamionit.
a.k/NOA