E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri , takim me deputetët e Koresë së Jugut

Kryeministri Berisha ka pritur dje një delegacion parlamentar të Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut, të kryesuar nga Han Sak Song. Pasi i ka uruar mirëseardhjen delegacionit koreanojugor, Kryeministri Berisha ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve, duke u shprehur parlamentarëve koreanojugorë dëshirën dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të zhvilluar dhe intensifikuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, në veçanti në fushën ekonomike, tregtare dhe investimeve reciproke. Në emër të delegacionit koreanojugor, zoti Song e ka falënderuar Kryeministrin Berisha për mikpritjen e ngrohtë dhe miqësore, duke vlerësuar gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe dëshirën e Koresë së Jugut për të intensifikuar më tej bashkëpunimin, veçanërisht në fushën ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Më tej, Kryeministri Berisha i ka njohur parlamentarët koreanojugorë me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një klime të favorshme për biznesin dhe investimet në vend. "Shqipëria është vendi me taksat më të ulëta në Europë", është shprehur Kryeministri Berisha. Ai ka theksuar se janë disa kompani prestigjioze koreanojugore si "Samsung", "Korea Elektrik" etj., që kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri, ndaj ai i ka siguruar parlamentarët se të gjitha investimet koreanojugore do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›