Vud, prires i mbrojtjes ne GJND
Eksperti britanik, Mikael Vud, eshte perzgjedhur nga institucionet e Kosoves, per t'i prire ekipit ligjor kosovar para Gjykates Nderkombetare. Qeveria e Kosoves, pas konsultimeve me presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu, dhe kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi, si dhe konsultimeve me partneret nderkombetare dhe ekspertet ligjore, ka zgjedhur Sir Mikael Vud nga Mbreteria e Bashkuar t'i prije ekipit ligjor te shtetit te ri ne Hage, ku pritet te shqyrtohet ceshtja e vlefshmerise se pavaresise se Kosoves. "Kemi kenaqesine e madhe te shpallim se qeveria e Kosoves, pas konsultimeve me presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu, dhe kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi, si dhe pas konsultimeve me partneret nderkombetare dhe ekspertet ligjore, ka zgjedhur Sir Mikael Vud nga Mbreteria e Bashkuar, qe t'i prije ekipit ligjor te Kosoves para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise", prezantoi kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci. Ai ka pohuar se Vud eshte nje nga juristet me te shquar dhe me te pergatitur nderkombetare te se sotmes dhe, sipas tij, eshte i njohur mire me ceshtjen e Kosoves. "Angazhimi i tij per nje kohe te gjate ne ceshtjet e se drejtes nderkombetare, te nderlidhura me progresin e Kosoves drejt pavaresise, e ben ate te kualifikuar ne menyre unike per te perfaqesuar interesat tona kombetare para gjykates, dhe kemi besim te madh ne gjykimin dhe pervojen e tij", deklaroi Thaci. Kreret me te larte te Kosoves kane bere te ditur se jane takuar me zotin Vud per ta diskutuar rastin e Kosoves dhe paraqitjen para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Ata kane thene se Kosova ka nje rast te forte dhe se synojne te demonstrojne para gjykates se nuk ka asgje ne shpalljen e pavaresise se Kosoves, qe shkel te drejten nderkombetare. Ndryshe nga kjo, presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ne konferencen per media, ka saktesuar se Kosova me argumentet e veta do te mbroje ligjshmerine e pavaresise ne GJND. "Kosova ka shpallur pavaresine e vet dhe do te paraqese argumentet e veta si shtet i pavarur. Natyrisht eshte ne gjykate qe te kete parasysh argumentet qe i shton perfaqesuesi i Kosoves, ne kete rast zoti Vud", tha presidenti Sejdiu. Sipas tij, ai eshte nje nga juristet me te shquar dhe pergatitur nderkombetare te se sotmes, dhe jane me fat qe eshte i gatshem te paraqese rastin e tyre para GJND-se. "Kosova ka nje rast te forte, dhe synojme te demonstrojme para Gjykates se nuk ka asgje ne shpalljen e pavaresise se Kosoves qe shkel te drejten nderkombetare", theksohet ne komunikate. Po ashtu behet e ditur se gjate javeve dhe muajve te vijim, juristi britanik do te punoje ngushte me Qeverine e Kosoves per te zhvilluar paraqitjen tone para Gjykates. "Ne koordinim me ne, ai", potencohet me tutje ne kete komunikate. "Koordinimin e kesaj perpjekjeje ia kemi besuar Ministrise se Puneve te Jashtme te Kosoves, e cila do te merr rolin prijes ne emer te Qeverise se Kosoves. Deshirojme qe serish te shprehim besimin tone te palekundur ne ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe do te vazhdojme te ndjekim njohjet nderkombetare gjate zhvillimit te procesit para GJND-se. Deshirojme te theksojme se kemi besim te plote ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, organin kryesor gjyqesor te Kombeve te Bashkuara", perfundon komunikata e Presidences. Juristi nga Mbreteria e Bashkuar eshte paraqitur para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise shume here dhe ka punuar ne shume raste te njohura te drejtes nderkombetare, perfshire Mendimin Keshilledhenes te GJND-se per Pasojat Ligjore te Ndertimit te Murit ne Territorin e Okupuar Palestinez. "Angazhimi i tij per nje kohe te gjate ne ceshtjet e se drejtes nderkombetare te nderlidhura me progresin e Kosoves drejt pavaresise, e ben ate te kualifikuar ne menyre unike, per te perfaqesuar interesat tona kombetare para gjykates, dhe kemi besim te madh ne gjykimin dhe pervojen e tij", thuhet me tutje ne kete komunikate, ku po ashtu behet e ditur se kreret e institucioneve te Kosoves kane zhvilluar te merkuren nje takim me Vud.