E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrabandisti “gëlltitë” 220 diamantë, zbulohet në aeroport

Policia e Afrikës së Jugut ka arrestuar një 25 vjeçar i cili kishte “gëlltitur” 220 diamantë të gdhendur në tentativë për t’i kontabanduar jashtë vendit.

Kontrabandisti është arrestuar në mbrëmjen e të martës derisa priste në radhë për kontrollin e sigurisë në Aerodromin ndërkombëtar O.R. Tambo në Johanesburg, ka deklaruar një zyrtar policia, transmetoni AP.

Diamantët e zbuluar me rastin e skanimit të trupit të 25-vjeçarit, ishin të dedikuar për një blerës në Dubai.

Vlera e diamantëve është rreth 2,3 miliona dollarë.

(a.k/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›