E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmuesi tek filmi Batman, provon të vetëvritet

SHBA- James Holmes, i dyshuari për vrasjen e 12 personave në korrikun e kaluar në një kinema në Denver të SHBA, në premierën e filmit të fundit Batman, ka provuar ti japë fund jetës.

Mediat amerikane raportojnë se 24 vjeçari ka bërë disa përpjekje “të dëshpëruara” vetëvrasjeje duke goditur fort kokën pas murit të burgut ku ai po qëndron.

Holmes është dërguar menjëherëe në spital, ndërkohë që gjykata vendosi që ai të mos marrë pjesë në seancën dëgjimore të caktuar për të enjten.

Holmes hapi zjarr në një kinema gjatë shfaqjes së filmit “The Dark Knight Rises,” duke vrarë 12 persona dhe plagosur 58 të tjerë.Ai përballet me dënim me vdekje, po që se shpallet fajtor.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›