E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi, festë me 50 gola në Austri

Goli i shënuar nga Hamdi Salihi në fitoren 2-0 të Rapidit të Vjenës kundër Matersburgut nuk ishte i zakonshëm për sulmuesin shkodran, edhe pse realizimi ishte i thjeshtë. Ai ishte goli i tij me numër 50 në Bundesligën austriake.

“Natyrisht është ky gol shumë i rëndësishëm për mua dhe gjithashtu për ekipin. Ne punuam shumë për të krijuar shanse për gol, unë dhashë dy, tre pasa shumë të mirë, por në fund unë shënova një gol të rëndësishëm”, - tha Salihi pas fitores për faqen zyrtare të klubit të Rapidit të Vjenës.

Ja vlen ta kujtojmë se dhe golin e parë të tij në kampionatin austriak, atëherë Salihi luante me SV Ried, e ka shënuar po kundër Matersburgut, madje një dopjetë në fitoren 2-1 të Ried, më 3 mars 2007.

Gjatë një sondazhi online (ende i pa mbyllur) për lojtarin më të mirë të ndeshjes Rapid-Matersburg, Salihi deri tani është i dyti më i mirë, duke grumbulluar 26.5 për qind të votave.

DETAJI
Gjatë katër ndeshjeve të para të këtij sezoni (254 minuta lojë), 26-vjeçari Hamdi Salihi ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë dy asistë.

STASTIKA
Hamdi Salihi ka laujtur deri tani për fanellat e pesë ekipeve, dy shqiptare (Vllaznia, Tirana) dhe tre të huaja (Panionos, Greqi; Ried dhe Rapid i Vjenës në Austri)

Sezoni Ekipi Gola
2002–2004 Vllaznia 30
2004–2005 Panionos 0
2005–2006 Tirana 47
2007–2009 SV Ried 34
Nga 2009 Rapid 16

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 23 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›