E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara per president. Mediu: Te nise sa me shpejt, te njohim kandidatet

Aleatet e qeverise, republikanet, kerkojne qe te nise sa me shpejt gara e kandidateve per postin e Presidentit te Republikes. Ministri i Mjedisit, njeheresh kryetar i Partise Republikane, Fatmir Mediu, tha dje se kandidatet per kete post duhet te nisin sa me pare prezantimin e tyre publik si dhe shpalosjen e platformave te tyre dhe jo te lihet per ne ditet e fundit prezantimi i emrave te tyre. Ndonese duhet gati nje vit nga perfundimi i mandatit te Presidentit aktual, Bamir Topi, Mediu thekson se eshte absurde qe kandidatet per presidente te behen publike vetem 10 dite para zgjedhjeve. “Mendoj qe eshte absurd qe vetem ne politiken shqiptare mund ndodhe qe 10 dite para se te zgjidhet Presidenti i Republikes, te dalin kandidaturat per president ose te gjejme nje president nga rruga. Nuk ka sens. Ne qofte se flasim per autoritetin me te larte shteteror, per Presidentin e Republikes, ky eshte nje njeri qe nuk i ofrohet vetem politikes, por gjithe shoqerise shqiptare dhe eshte mire qe ne te diskutojme sa me shpejt per kandidaturat dhe vizionet e tyre”, u shpreh Mediu. Sipas tij, korriku i vitit te ardhshem, koha kur perfundon edhe mandati i Bamir Topit, nuk eshte larg dhe per figurat per postin e kreut te shtetit qe te dalin sa me shpejt, ne menyre qe secili kandidat te kete platformen e tij perpara se te votohet ne Parlament. Nga ana tjeter, kreu republikan u shpreh se kreu i shtetit te miratohet dhe zgjidhet me konsensus ne Kuvend. Nderkohe qe duke komentuar edhe debatet e fundit politike ne lidhje me permiresimin e Kodit Zgjedhor, republikani tha se do te ishte e nevojshme qe te ndryshohet thelbi i kodit ne teresi. Madje Mediu kritikoi faktin se ky kod, i miratuar me konsensus te gjere politike vetem tre vite me pare, ka rritur papergjegjshmerine e te zgjedhurve perballe elektoratit. “Ky Kod Zgjedhor, ky ligj elektoral ka atrofizuar politiken shqiptare, ka thelluar konfliktin dhe ka rritur papergjegjshmerine e te zgjedhurve karshi votuesve te tyre. Nuk eshte nje ligj i cili bazohet mbi meriten, por bazohet ne marredheniet qe ndertojne njerez te caktuar dhe te lidershipit politik te partive perkatese”, kritikoi Mediu. Ndaj kreu republikan i sugjeroi opozites ne kete aspekt qe te tregohet me objektive dhe te asistoje ne debatin institucional dhe parlamentar, duke qene se prej kohesh te majtet ne opozite kane zgjedhur rrugen e bojkotit ndaj institucionit te Parlamentit. Mandati i Presidentit Bamir Topi qe u zgjodh me konsensus te gjere prej 84 votash te nevojshme sipas Kushtetutes te asaj kohe ne korrik te vitit 2007, perfundon ne korrik te vitit te ardhshem. R. Rapushi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›