Arben Malaj: “PS duhet te ndryshoje model drejtimi”
Deputeti dhe anetari i kryesise se Partise Socialiste, Arben Malaj deklaron se kongresi i partise dhe zgjedhjet e strukturave duhet te sjellin nje model te ri drejtimi te partise. Ne nje interviste dhene dje per televizionin “ABC News”, Malaj shprehet se zhvillimet ne Partine Socialiste duhet te japin produkte konkrete dhe jo shfaqe. “Nese vazhdohet me modelin sesi eshte drejtuar deri me sot, PS nuk ka nevoje per shfaqje. Nuk jane debatet brenda partise qe shqetesojne bazen, nuk jane keto shqetesimet qe trembin socialistet. Socialistet kane nje shqetesim. Si te behemi fitues”, tha dje Malaj. Sipas tij, kursi i ri i propozuar nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama duhet te jete me i qarte dhe me konkret. “Raporti im me kursin politik te ri eshte nje raport me partine dhe institucionet kushtetuese te vendit, nuk eshte nje raport individual me Ramen. Te shprehesh ne nje deklarate apo ne nje artikull eshte nje moment, por ajo qe realisht kerkohet, sepse jemi gati 10 dite larg fillimit sesionit parlamentar, eshte prezantimi i koncepteve te kursi te ri politik, konkretizimi i tij.”, tha ai. Malaj shton se keto ide duhet te materializohen ne kongres dhe ne forumet partiake. “PS duhet ta materializoje kete kurs te ri dhe koha per ta testuar nese eshte nje ide e re, apo eshte nje pergjegjshmeri e re ndaj sfidave qe ka vendi dhe PS, eshte ajo qe na jep nje gjykim real. Deri tani eshte i pamjaftueshem per te dhene nje gjykim”, tha dje Malaj ne lidhje me “kursin e ri” politik te Rames. Nga ana tjeter ai ka folur dhe per debatin ne lidhje me qendrimin radikal te opozites. Malaj shprehet se radikalizmi nuk ka qene ndonje here problem i Partise Socialiste. Sipas tij, keto teza per sjellje radikale nuk duhet te bejne pjese e debatit te selise roze. Ai shton se PS-ja ka nevoje per strategji fituese dhe jo per debate qe nuk jane pjese e thelbit te partise. “PS qe nga krijimi i saj, as ne programin e saj politik, ne asnje rast nuk eshte rrezikuar nga elementet radikal. Nuk kemi pse te kemi nje debat brenda PS, sikur gjoja mezi po menaxhojme radikalizmin e bazes. Lidershipi politik i nje force politike eshte per te promovuar zhvillimet pozitive ne parti dhe ne vendin e tij”, tha dje Malaj. Deputeti i Partise Socialiste ka folur dhe raportin e zgjedhjeve te 8 majit. Ai ka theksuar se pavaresisht interpretimeve, palet duhet te punojne per zgjedhjet e ardhshme me Kodin Zgjedhor dhe te mos humbasin kohe. “Duhet te fokusohemi ne ato qe jane rekomanduar. Keshillat pas zgjedhjeve te 2009-en nuk u moren parasysh dhe vendi vazhdoi ne krize. Tashme jemi ne para zgjedhjet 20013. Risku eshte shume i madh nese do te zihemi per paragrafet e raportit”, tha Malaj.
Q.Xhani
Q.Xhani