Rama, përuron shkollën e re 9-vjeçare “Gustav Majer“
Është përuruar sot nga Bashkia e Tiranës shkolla më e re në kryeqytet “Gustav Majer“. Krybashkiaku Rama, këshilloi nxënësit të lexojnë sa më shumë libra. Bashkia dhuroi për shkollën e re një kontigjent librash.
TIRANE- Kreu i bashkisë Edi Rama, ka parruar sot shkollën e re 9-vjeçare në kryeqytet “Gustav Majer“, në njësinë bashkiake numër 7, por ka shfrytëzuar këtë rast për ti këshilluar të vegjlit që të mos ti ndahen për asnjë çast librit. Kryebashkiaku ishte në këtë ceremoni sëbashku me shkrimtarin e njohur për fëmijë Adelina Mamaqi, e cila dhuroi libra në këtë shkollë në përgjigje të nismës së Bashkisë së Tiranës “Dhuro një Libër”.
Fondi i librave në biblotekën e kësaj shkolle do të pasurohet edhe me një kontingjent dhuruar nga stafi i bashkisë.
“Qëllimi ynë është që ju të rriteni sa më mirë dhe të keni shkolla dhe biblioteka, pra të gjitha ato që kanë bashkëmoshatarët tuaj në Europë. Sa më shumë të lexoni aq më e mirë do të jetë e nesërmja për secilin. Kam shumë besim se biblioteka e re e shkollës me librat e dhuruara nga shkrimtaria e mirënjohur Mamaqi do thu ndohmojë shumë”- u shpreh kryebashkiaku Rama.
Shkolla “Gustav Majer“, i shtohet kësisoj në investimet e infrastrukturën shkollore të realizuara nga Bashkia e Tiranës me mbështetje të Këshillit të Europës. I gjithë investimi kushtoi 1.4 milion euro dhe janë 864 nxënës që përfitojnë një mësimdhënie në ambiente komode dhe të reja. Shkolla ka të gjithë ambientet e nevojshme dhe të plotësuar me mjek, psikolog e dentist, kabinet e laborator. Është investuar gjithashtu edhe në ambiente sportive si në palestër në fushë basketbolli dhe hapësira për aktivitete të tjera. (a.r/news24/balkanweb)