Kontratë e re për Woodgate

Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 16:32
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka bërë të ditur se është i gatshëm t’i ofrojë kontratë të re qendërmbrojtësit Jonathan Woodgate.
31 vjeçari ka qëndruar jashtë fushës për 15 muajt e kaluar për shkak të lëndimeve të vazhdueshme, por Redknapp ka besim te ish ylli i Anglisë.
“Shpresoj se ai do të arrijë marrëveshje të re. Dua që ai të kthehet në formë të mirë fizike, pasi është futbollist i mirë. Ai është njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në Angli”, tha Redknapp për Daily Mirror.
Kontrata aktuale e Woodgate me Tottenhamin skadon në fund të këtij sezoni.